Bota Sulmoi brutalisht dy burra pse ishin të kapur për dore, në gjyq...

Sulmoi brutalisht dy burra pse ishin të kapur për dore, në gjyq siriani në Gjermani

Një i ri 21-vjeçar protagonist i një sulmi brutal ndaj dy personave, duke vrarë njërin prej tyre, ndodhet sot në gjykim në Dresden të Gjermanisë.

Ngjarja shokoi opinionin publik gjerman, sepse i riu i lindur në Alepo të Sirisë dhe që nga viti 2015 ndodhej në Gjermani ku kishte fituar edhe statusin e refugjatit, si motiv të vetëm për vrasjen kishte faktin se dy personat, 55 dhe 53 vjeç, po mbaheshin për dore.

Një mëkat i rëndë, në sytë e sirianit Abdullah, diçka që i ulëriti edhe dy turistëve të tmerruar. Pak sekonda më pas sulmi me thikë, ku 55-vjeçari Thomas L. mbeti i vdekur në çast, ndërkohë që Oliver L, 53 vjeç, arriti të mbijetonte.

I kapur 3 javë më vonë, Abdullah nuk ka treguar asnjë shenjë pendese, madje brenga e tij më e madhe ishte që nuk kishte arritur t’i vriste të dy. Si minoren, siriani sapo kishte dalë nga 3 vite dënim për propagandë në favor të ISIS dhe sulm ndaj forcave të rendit.

Mbrojtësit e tij kërkojnë që ai të gjykohet ende si minoren, edhe në moshën 21-vjeçare, për shkak se e gjykojnë si të papjekur mendërisht.