Aktualitet Sulmuan me bombë mediat greke, anarkistët e “OLA”: Ju bëtë hero fashistin...

Sulmuan me bombë mediat greke, anarkistët e “OLA”: Ju bëtë hero fashistin Kaçifa

Grupi anarkist i Organizatës së Luftëtarëve Popullore “OLA”, ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombe ndaj kanalit televiziv SKAI dhe zyrave të gazetës Kathimerini në date 17 dhjetor, ku pati dëme të mëdha materiale.

Sipas organizatës, sulmi u krye pasi shumica e mediave mbrojnë interesat e  pushtetit dhe qeverisë dhe nuk dënojnë dhunën e fashistëve ndaj të varfërve dhe emigrantëve si dhe dhunën e policëve dhe mafias në Greqi.

Anarkistët  që vendosën bombe në zyrat e tv SKAI, akuzojnë se mediat greke në përgjithësi e kanë trajtuar si hero Kostandinos Kacifasin e vrarë nga forcat RENEA në Bulat, dhe sipas tyre Kacifas ishte fashist.

Sipas këtyre anarkistëve viktima të kësaj dhunës fashiste janë emigranti shqiptar Petrit Zifle i cili u vra në Korfuz nga një përkrahës i Agimit të Artë para disa javësh, si dhe 29-vjeçarja Anxhelina Petro e vrarë po në Korfuz nga i ati pasi kishte lidhje intime me një shtetas afgan, si dhe të shumë emigrantëve të tjerëve që vrasja e tyre ka mbetur në errësirë dhe ende e pazbardhur.

Ata i akuzojnë mediat vendase për fake neës,  për shtrembërimin e realitetit dhe pasqyrimin e ngjarjeve dhe fakteve për qëllime të interesave të ngushta personale dhe biznesi.

Sipas tyre kanali televiziv SKAI promovon partinë e ekstremit të djathtë Agimi i Artë.

“Ola” është organizatë e majtë, e cila vitet e fundit ka vendosur disa bomba në kryeqytetin grek duke shënuar dëme materiale, ata kanë bindje kundër nacionalistëve grekë në përgjithësi dhe partisë Agimi i Artë në veçanti.