Kuriozitete Supa që zien prej… 45 vjetësh (VIDEO)

Supa që zien prej… 45 vjetësh (VIDEO)

Ky restorant tajlandez është një ndër më të veçantët në llojin e vet për shkak të një gatimi krejtësisht të zakonshëm, por që është ndër më të pëlqyerit nga banorët e zonës dhe turistët.

Në këtë tenxhere vijon të vlojë e njëjta supë me mish viçi prej 45 vitesh. Dhe pronarja e tij Wtanna Panich shprehet se kjo është një nga pjatat më të preferuar nga klientët e saj.

Supa që shoqërohet me “noodles”, u krijua nga gjyshi i Panich rreth 45 vjet më parë dhe që ta mbajnë recetën të pandryshuar, në tenxheren e madhe që zien gjatë gjithë kohës vetëm shtojnë përbërësit çdo ditë.