Kuriozitete Super-droni kishte dy vite që endej fshehurazi në orbitën e Tokës

Super-droni kishte dy vite që endej fshehurazi në orbitën e Tokës

Një mjet fluturues i telekomanduar e pa njerëz në bord, i quajtur “X-37B”, sapo theu një rekord duke qëndruar në orbitën e tokës për 719 ditë.

Por çfarë qëllimi ka pasur ky dron, ekzistenca e të cilit nuk është njoftuar paraprakisht nga ushtria amerikane? Fatkeqësisht, ende nuk dihet, pasi ka qenë mision sekret.

I vetmi informacion që është dhënë nga Forcat Ajrore të SHBA-ve, ka qenë se synimi është të krijojnë mjete fluturuese pa njerëz në bord, të cilat shërbejnë për të zhvilluar të ardhmen e Amerikës në hapësirë, si dhe për të kryer eksperimente në orbitë që më pas mund të dërgohen në tokë për t’u ekzaminuar më me imtësi.

NASA e nisi projektin X-37 në vitin 1999, si një mënyrë për të gjetur dronë që mund të hidheshin në hapësirë e të ktheheshin në tokë për t’u përdorur disa herë, dhe e kosto të lirë. Ky është në fakt misioni i pestë i suksesshëm i këtij mjeti fluturues. Por këtë herë ka thyer rekord për numrin e ditëve të kaluara në hapësirë.