Sport Super League, zhvillimi i bujshëm nga Spanja: UEFA e FIFA nuk mund...

Super League, zhvillimi i bujshëm nga Spanja: UEFA e FIFA nuk mund të dënojnë Realin, Barçën dhe Juven

Kthesë e bujshme për fatin e Super League nga Madrid. Gjykata Tregtare e kryeqytetit spanjoll në fakt ka pranuar ankesën e A22Sports. Si e tillë Super League mund të ekzistojë dhe klubet që janë ende pjesë e saj nuk mund të sanksionohen nga UEFA dhe FIFA. “Përndryshe – shkruhej në vendim – parimi i meritës që informon ligji i konkurrencës do të shkelej”.

Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë të vetmet klube që çuan përpara projektin, në konflikt të hapur me UEFA-n.

Kështu, në thelb, është e mundur të krijohet një garë e pavarur dhe alternative ndaj atyre të organizatës aktuale. Siç shkruajnë tre magjistratët e gjykatës në dokumentet në të cilat AS ka pasur akses, “FIFA dhe UEFA nuk mund të justifikojnë sjellje anti-konkurruese sikur të ishin ruajtësit e vetëm të disa vlerave evropiane. Mbi të gjitha nëse kjo do të shërbejë si një justifikim për të mbështetur një monopol nga i cili përjashtohet ose pengohet nisma e asaj që aspiron të jetë konkurrenti i saj, Super League”.

Prandaj, vendimi urdhëron FIFA-n dhe UEFA-n të përmbahen nga miratimi i çdo mase apo veprimi. Apo edhe nga nxjerrja e ndonjë deklarate (…) që pengon drejtpërdrejt ose tërthorazi, përgatitjen ose zhvillimin e këtij turneu. Vendimi gjithashtu ndalon institucionet e futbollit të shpallin ose kërcënojnë çdo masë disiplinore ose sanksionuese ndaj klubeve, drejtorëve dhe njerëzve të klubeve dhe/ose lojtarëve që marrin pjesë në përgatitjen e Super League.