Kuriozitete Superdadoja i shpëton jetën fëmijës (VIDEO)

Superdadoja i shpëton jetën fëmijës (VIDEO)

Shpesh kthehen në virale videot ku shfaqen dadot duke dhunuar të miturit që prindërit jua kanë besuar për t’u kujdesur, por ky i sotmi nuk është rasti.

Një video që po qarkullon së fundmi në rrjet shfaq një dado nga Filipinet që i shpëton jetën vogëlushit për të cilin po kujdesej.

Dadoja e kujdesshme shikon rrezikun dhe e heq fëmijën nga dhoma pak sekonda para shembjes së tavanit.

Ngjarja ka ndodhur në Kuvajt dhe është regjistruar sekondë pas sekonde nga kamera e vendosur në banesë.