Extra Supermakina e McLaren prej 1,7 milionë $ që nuk ka çati dhe...

Supermakina e McLaren prej 1,7 milionë $ që nuk ka çati dhe xham të përparmë

McLaren ka prezantuar supermakinën e radhës që kushton 1,7 milionë dollarë, por që nuk ka çati. McLaren Elva është thjesht një makinë e hapur që nuk ka as xham të përparmë.

Gjithsesi, klienti që është i interesuar mund të shtojë disa dollarë më shumë në mënyrë që ky xham t’i vendoset makinës.

Për të penguar erën që të të përplaset në fytyrë, Mclaren ka një Sistem Menaxhimi Aktiv të Ajrit që nis të funksionojë kur makina udhëton me mbi 40 km/h. Ky sistem e drejton ajrin anash makinës duke krijuar atë që në markën britanike e quajnë “flluska e qetësisë”.

Nëse drejtuesi i makinës pëson një aksident ku mjeti përmbyset, ai do të mbrohet nga një sistem rrotullimi mbrojtës. McLaren ende nuk ka dhënë detaje për këtë sistem.

Është bërë e ditur se vetëm 399 McLaren Elva do të prodhohen dhe porositë e para do të shpërndahen në fund të vitit 2020.

Modeli Elva është frymëzuar nga makina e suksesshme e garave McLaren-Elva e viteve ’60.