Sport Surpriza Australi: Kualifikohet për herë të dytë në histori. Franca rrezikon të...

Surpriza Australi: Kualifikohet për herë të dytë në histori. Franca rrezikon të përballet me Argjentinën

Australia mund 1-0 Danimarkën dhe kualifikohet për në turin tjetër të Botërorit si e dyta në klasifikimin e grupit D. Vendimtar goli i në minutën e 60 i Leckie. Në këtë mënyrë danezët eliminohen. Australianët do të përballen me fituesen e grupit C (Polonia ose Argjentina), ndërsa janë kualifikuar për herë të dytë në histori, pas Gjermani 2006.

Fitorja e hidhur e Tunizisë, mund Francën, por është jashtë Botërorit

Një sukses që të lë shije të hidhur në gojë. Tunizia mundi Francën 1-0 me golin Khazri në minutën 58, por suksesi i Australisë ndaj Danimarkës i mohon kualifikimin. Humbja nuk i bën dëm Deschampsit që mbyll grupin në vendin e parë për diferencë golash me “kangurët”. Francezët do të luajnë të dielën në orën 16 me skuadrën që do të renditet e dyta në grupin C, që mund të jetë Argjentina e Messit, sonte në fushë me Poloninë