Aktualitet Surpriza e Ardi Veliut, vlerësohet policja e parë femër në Shqipëri

Surpriza e Ardi Veliut, vlerësohet policja e parë femër në Shqipëri

137
0
Shpërndaje

Jolanda Flaga është në prag pensioni dhe si punonjësja më e vjetër femër e policisë së shtetit ka dhe një këshillë: Respektoni njëri-tjetrin.

Ajo ka qenë surpriza e forumit të sigurisë publike, ku ishte kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që i dha certifikatën e karrierës, Flagës, e cila ka qenë pjesë që në vitin 1976.

“Vetë prezenca e qytetarëve do të shërbejë si një motiv dhe arsye më shumë për të përmbushur misionin.

Sepse të jesh punonjës policie është jo privilegj po përgjegjshmëri dhe sakrificë.

Kështu që nisur nga këto do ju lutesha të gjithëve ta largojmë indiferentizmin dhe të jeni më proaktiv dhe na jepni më shumë besim. Ashtu siç tha zoti ministër, sot përfitoj nga rasti ti dorëzoj certifikatën e karrierës punonjëses së parë të policisë shqiptare që del në pension, Jolanda Grigor Flaga”, bëri të ditur Veliu, pasi ishte ministri Xhafaj që zbuloi surprizën.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in