Politika Surprizë në listat e PS: Pandeli Majko rrezikon të zgjidhet deputet në...

Surprizë në listat e PS: Pandeli Majko rrezikon të zgjidhet deputet në Tiranë

Janë zbuluar disa nga vendet ku garojnë emra të njohur të PS-së. Mësohet se Pandeli Majko do të jetë i 19-ti në Tiranë. Në këtë pozicion, Majko rrezikon të mos zgjidhet deputet.

Vetë Rama garon i 8-ti në Durrës dhe në vendin e 9-të në Vlorë. Edhe Damian Gjiknuri do të jetë i 8-ti në Vlorë.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj do të jetë e 7-ta në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj do të jetë i 3-ti në Dibër ndërsa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në Korçë.

Edhe deputeti Alket Hyseni mund të konsiderohet “i djegur”, pasi do të renditet i 11-i në listën e Vlorës. Ish-kryebashkiaku i Beratit Fadil Nasufi do të jetë i 3-i në listën e këtij qarku.