Opozita Surprizë në zgjedhjet brenda PD në Korçë: Demokratët largojnë nga gara ish-deputetin...

Surprizë në zgjedhjet brenda PD në Korçë: Demokratët largojnë nga gara ish-deputetin Klevis Balliu

Janë mbyllur votimet për Qarkun e Korçës të kandidatëve për deputetë në radhët e Partisë Demokratike.

Ish-deputeti Klevis Balliu dhe ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit. Eduart Kapri, janë skualifikuar nga gara nga vota e anëtarësisë.

Klevis Balliu ka marrë 310 vota kundër, ndërsa Eduart Kapri 170 vota kundër.

Në votimet e PD-së në Pogradec për kandidatë për deputetë votuan 450 anëtarë.

Lista me emrat e kandidatëve që kualifikohen për të vazhduar garën:

1- Anila Hysenbegasi

2- Arjan Mançellari

3- Armant Zerka

4- Erald Kapri

5- Erlis Çela

6- Genti Çela

7- Oligert Muçllari

8- Selaudin Jakupllari

Ndërkohë, ish-deputeti Ervin Salianji ka fituar besimin e anëtarëve në zonën e Maliqit.

Gjithashtu, ka përfunduar edhe procesi i numërimit në Degën e Korçës, ku të dhënat janë si më poshtë:

Numri i anëtarëve me të drejtë vote: 1375 anëtarë. Pjesëmarrja në votime: 884 anëtarë ose 64 %. Më i kontestuari nga kandidatët ka qenë Dritan Shano, por nuk ka arritur të skualifikohet.

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijojnë procesin ne fazën tjetër:

ADRIAN MAHO

ANDREA MANO

DRITAN SHANO

GJERGJI GJATA

GJERGJI MERO

KIÇO TANE

KRISTI KOÇIBELLI

LANDI GUSHI

LEDINA ALIOLLI

MATEO BALLI

METIN VENXHA

NIKOLLAQ DOKU

SORINA KOTI

SUELA MYRTOLLARI