Extra Sylvester Stallone blen rezidencën mahnitëse për 35 milionë dollarë

Sylvester Stallone blen rezidencën mahnitëse për 35 milionë dollarë

Aktori Sylvester Stallone ka shpenzuar 35,375 milionë dollarë për të blerë një rezidencë mahnitëse në Palm Beach, Florida.

Aktori 74-vjeçar, i nominuar 3 herë për çmimin Oscar, ka blerë pronën, e cila është e shtrirë në një sipërfaqe më shumë se 1200 metra katrorë. Ajo është ndërtuar në vitin 2014 dhe është e përbërë nga 7 dhoma gjumi, 10 banjo, të vendosura në dy godinat kryesore. Një pishinë spektakolare është e vendosur në oborrin e rezidencës. Për më tepër, fqinjë të Stallone-s do të jenë Jon Bon Jovi e Rod Stewart.

Stallone ka tre vajza, Sophia, 24 vjeç, Sistine, 22 vjeç dhe Scarlett, 18 vjeç, me gruan e tij të tretë Jennifer Flavin, me të cilën është i martuar prej 23 vitesh. Gjithashtu, ai ka edhe një djalë Seargeoh, 42 vjeç, me gruan e tij të parë Sasha Czack.