Histori Syrja bej Vlora: Evropa të ndihmojë qëndrimin në fron të Princ Vidit

Syrja bej Vlora: Evropa të ndihmojë qëndrimin në fron të Princ Vidit

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“L’Écho d’Alger” ka botuar, të hënën e 6 korrikut 1914, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me intervistën e atdhetarit shqiptar Syrja bej Vlorës, dhënë asokohe kryeredaktorit të gazetës gjermane “Berliner Tageblatt”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Opinioni i Syrja Beut mbi situatën

Berlin, 5 korrik. Syrja Beu i bëri deklaratat e mëposhtme kryeredaktorit të “Berliner Tageblatt”:

“Lajmet e fundit që kam marrë nga Durrësi janë shumë të këqija. Nuk besoj se jeta e princit është në rrezik, por besoj se ai mund të qëndrojë në fron vetëm nëse Evropa ndërhyn në favor të tij.

Nga gjashtëmbëdhjetë topa që ai zotëronte, vetëm tetë i kanë mbetur, nga të cilët tre janë në Durrës. Vlora dhe Fieri janë të kërcënuara. Ideja e krijimit të një milicie nuk është e keqe, por kam frikë se është tepër vonë.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat–Albania