Sport Szczesny rrëfen sekretin e penalltisë së pritur ndaj Higuain: Ronaldo më tha...

Szczesny rrëfen sekretin e penalltisë së pritur ndaj Higuain: Ronaldo më tha gjithçka…

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, gjatë një interviste për “Sky Sport” ka folur për ndeshjen e radhës në kampionat. Bardhezinjtë do të përballen me Milanin në fushën e tyre fundjavën e ardhshme. Në prag të kësaj sfidë, portieri polak ka rrëfyer një të fshehtë në lidhje me ndeshjen e parë.

Në atë përballje Szczesny ishte protagonist, duke i pritur një penallti Gonzalo Higuain.

“Penalltia në ndeshjen e parë ndaj Milanit? Cristiano Ronaldo e njihte mirë Higuain, pasi kishin luajtur së bashku te Real Madrid, ndaj më dha disa këshilla. Ai më tha që të hidhesha, pasi Higuain, kur gjuan, nuk e sheh asnjëherë lëvizjen e portierit. Dhe ashtu ndodhi. Unë arrita ta pres atë penallti”, thotë portieri polak i Juventusit.

“Më pëlqen kjo mënyrë e bashkëbisedimit me Cristiano dhe tani vjen më shpesh për të folur me mua. Edhe pse nuk themi gjëra të jashtëzakonshme, ai vë në vështirësi sulmuesit rivalë para se të gjuajnë penalltinë, pasi na shohin që bisedojmë. Ajo ndeshje ndaj Milanit, ku fituam 2-0, ka qenë ndër më të mirat e këtij sezoni për ne”, tha Szczesny.