Aktualitet Tahiri, me avokatin tek Krimet e Rënda, për seancën e radhës

Tahiri, me avokatin tek Krimet e Rënda, për seancën e radhës

Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka mberritur kete paradite ne Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Pas shtyrjes per here te trete qe iu be gjyqit ne ngarkim te tij me daten 17 korrik, sot eshte caktuar mbajtja e seances se radhes gjyqesore.

Tahiri, sic duket edhe ne fotot e shkrepura nga LSA, ka mberritur ne gjykate ne shoqerine e avokatit te tij, Maks Haxhia.

Ndaj Tahirit janë ngritur tre akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar  kriminal”.