Mazhoranca Tahiri nga Apollonia: Çadra e PD, bunkeri për të penguar drejtësinë

Tahiri nga Apollonia: Çadra e PD, bunkeri për të penguar drejtësinë

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka komentuar nga Apollonia protestën e opozitës, duke e konsideruar atë si një betejë për jetë a vdekje kundër reformës në drejtësi.

Ata, dje, sot dhe nesër në të ardhmen e tyre, do ta kundërshtojnë reformën në drejtësi. E vetmja gjë që nuk duan të ndodhë është reforma. Ajo çadër është bunkeri që do të mbajë peng sistemin e drejtësisë. Në asnjë vend të botës demokratike, ish-qeveria, nuk kërkon pushtet apo të caktojë kundërshtarin.

Ka vetëm një rrugë, reforma në drejtësi. Me një administratë që i hap rrugë meritokracisë, të bëjmë gjithçka për të patur një Shqipëri më të sigurt”, deklaroi Tahiri nga Apollonia, ku ishte për të folur rreth masave që janë marrë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.