Kryesore Tahiri: Prokuroria dekonspiroi çështjen, e nxori dosjen në media me sms

Tahiri: Prokuroria dekonspiroi çështjen, e nxori dosjen në media me sms

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur në përfundim të seancës gjyqësore te Krimet e Rënda.

Ai ka ironuzuar sërish prokurorët e çështjes teksa iu drejtua gazetarëve duke thënë se kanë në telefonat e tyre mesazhe pafund, që kanë dekonspiruar çështjen.

Tahiri tha ndër të tjera se pret që drejtësia të shkojë deri në fund. Sipas tij, drejtësia e vonuar nuk është drejtësi.

“U bë një vit e disa muaj që pres pa komentuar asnjë veprim të Prokurorisë. Pres që t’i shkoj deri në fund, siç kanë bërë të tjerët që kanë vjedhur paratë nga xhepat e qytetarëve.

Hetimet janë zgjatur pesë herë, dhe kjo çështje duhet të mbarojë.

Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi, kur ndodh me mua merre me mënd me njerëzit që përplasen në dyert e gjykatave.

Unë nuk mbahem peng nga askush, unë respektoj drejtësinë. Unë kam heshtur për të marrë atë që më takon dhe pastaj do të flas.

Kjo çështja ka kapërcyer çdo limit. Sot seanca u shty, merre me mënd, u la për të hënën. Gjykata kërkoi dokumentet që avokatët nuk i kishin. Në Itali janë mbyllur hetimet, ndërsa këtu tek ne kam frikë se nuk dinë si ta mbyllin çështjen” – tha ndër të tjera për mediat Saimir Tahiri.