Aktualitet Tahiri reagon pas daljes nga burgu: Padrejtësinë e njoha përballë, do vazhdoj...

Tahiri reagon pas daljes nga burgu: Padrejtësinë e njoha përballë, do vazhdoj të kërkoj drejtësinë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në rrjetet sociale pas daljes nga burgu ditën e sotme dhe pjesën e mbetur të dënimit rreth 1 vit e 8 muaj do ta vuajë në shtëpi.

Tahiri thotë se do të vazhdojë betejën për drejtësi, teksa padrejtësinë e njohu përballë.

“Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot. Të falenderoj me zemër ty që ke besuar gjithmonë te gjithçka jam e kam bërë unë! Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke më kujtuar çmimin e të vërtetës. Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim! Faleminderit pamasë të gjithë”, ka shkruar Saimir Tahiri në Facebook.

Ish-ministri i Brendshëm u lirua sot nga Gjykata e Elbasanit për të vuajtur në shtëpi dënimin e mbetur, për shkak se duhet të kujdeset për dy fëmijët e tij, pasi bashkëshortja është e pamundur për arsye të problemeve shëndetësore.