Sport Takim i përzemërt Rolando-Perez në Torino, por a ka vend për rikthim...

Takim i përzemërt Rolando-Perez në Torino, por a ka vend për rikthim në Madrid?

Pas lamtumirës në verën e vitit 2018, sërish ballë për ballë me njëri-tjetrin, në një takim plot buzëqeshje. Kjo mund të jetë sinteza e takimit midis Cristiano Ronaldos dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez të martë në Torino. Numri një i “Los Blancos” ishte në Torino për një samit me presidentin e Juventusit Andrea Agnellin, në të cilin ai foli mbi të gjitha për perspektivat e ardhshme për botën e futbollit europian. Por, në të njëjtën kohë, ishte një mundësi për Perez që të shihte përsëri Cristiano Ronaldon e për të shkëmbyer disa fjalë të përzemërta mes tyre.

Hera e fundit që të dy u takuan ishte në muajin mars të vitit të kaluar, përsëri në “Santiago Bernabeu”, në “El Clasico”.

Midis të dyve kishte momente tensioni, duke pasur parasysh lamtumirën, në verën e vitit 2018, të CR7.

Të martën të dy u kthyen për të biseduar në një mënyrë të përzemërt, por në horizont nuk ka asnjë mundësi të kthehet në kryeqytetin spanjoll për Cristianon, që ka pranuar sfidën e Serisë A pikërisht për të pasur më shumë stimujt profesionalë.

Me pak fjalë, ata u takuan, biseduan dhe shijuan një bisedë midis miqve të vjetër dhe të mirë, asgjë më shumë.