Politika Takimi me banorët e prekur nga tërmeti, çfarë shkruan Zaev për vizitën...

Takimi me banorët e prekur nga tërmeti, çfarë shkruan Zaev për vizitën në Durrës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ndarë me ndjekësit e tij ne rrjetin social Facebook, emocionet për vizitën e sotme në Durrës, në prani të kryeministrit mikpritës Edi Rama, presidentit të Serbisë, Vuçiç, dhe atij të Malit te Zi, Gjukanovic, mes banorëve të zonës së goditur nga tërmeti tragjik.

Zaev shpreh mbështetje e solidaritet ne përballimin e kësaj situate, duke njoftuar se një pike e rëndësishme e dokumentit që do të miratohet gjatë Mini-Shengenit Ballkanik do të jetë edhe trajtimi i përbashkët i fatkeqësive natyrore dhe emergjencave.

“Si një shprehje solidariteti me qytetarët e Shqipërisë, dhe në mbështetje të banorëve të qyteteve dhe vendbanimeve të tjera që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë dhe drejtuesit e tjerë të pranishëm në një takim në Tiranë, ne vizituam këtë mëngjes Durrësin. Ne u takuam me disa nga familjet që tani po rindërtojnë shtëpitë e tyre në vazhdën e fatkeqësisë tragjike, dhe riafirmuam gatishmërinë tonë për të vazhduar me mbështetje dhe ndihmë të mëtejshme në periudhën e rimëkëmbjes nga tërmeti. Me vizitën në Durrës, ne njoftuam bashkëpunimin tonë të përbashkët në trajtimin e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave që do të përfshihen në dokument për integrimin më intensiv të rajonit që do të miratohet sot në Tiranë”, shkruan Zaev.