Uncategorized Takimi në Bruksel, Rama takohet me Lajçak, “e përgëzova për fitoren”

Takimi në Bruksel, Rama takohet me Lajçak, “e përgëzova për fitoren”

Në kuadër të darkës informale të punës në Bruksel, ku janë mbledhur liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Lajçak është shprehur se ka përgëzuar Ramën për fitoren në zgjedhje si dhe gjatë takimit kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe në rolin e BE-së në këtë rajon.

“Mirë që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Lajçak.