Politika Takimi për fushatën elektorale, Rama mbledh deputetët te “Vila 31”

Takimi për fushatën elektorale, Rama mbledh deputetët te “Vila 31”

Ashtu siç ishte parashikuar kryeministri Edi Rama, ka mbledhur deputetët dhe drejtuesit e PS-së në qarqe në një darkë pune.

Mbledhja ka nisur në orën 19:00 në zonën e ish-Bllokut tek ‘Vila 31’ apo siç njihet ndryshe si ish-vila e Enver Hoxhës.

Ky takim vjen vetëm pak ditë para çeljes zyrtarisht të fushatës elektorale dhe pikërisht menaxhimi i kësaj fushate do të jetë edhe tema që do të diskutohet mes socialistëve.