Aktualitet “Talo Çela ishte fizikisht i paaftë për kryerjen e grabitjes në Rinas”

“Talo Çela ishte fizikisht i paaftë për kryerjen e grabitjes në Rinas”

Talo Çela ishte fizikisht i paaftë për kryerjen e grabitjes së Rinasit më 9 prill 2019. Kështu deklaroi avokati i tij, Luan Kaloçi, mbrojtës gjatë seancës së të hënës në gjyq.

Sipas avokatit, një muaj përpara ngjarjes ai kishte pësuar një aksident, ku i ishte dëmtuar gjuri.

Për të vërtetuar këtë, ai kishte dhe një rezonancë, ku supozohej se do të kryente edhe ndërhyrje kirurgjikale.

Gjithashtu avokati kërkoi të merrte dëshmitarë bashkëshortet e Eldi dhe Klemend Çalës, që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Avokati mbrojtës kërkoi të pyetet edhe i pandehuri Alkond Bengasi, si dhe një shtetas me profesion berber, ku sipas mbrojtësit klienti i tij ishte duke u qethur ditën ngjarjes.

Seanca u shty në datë 7 qershor, ku do vendoset nëse do pranohen apo jo këto kërkesa.