Extra Tani e tutje, kush viziton Amsterdamin mund të martohet me një holandez/e

Tani e tutje, kush viziton Amsterdamin mund të martohet me një holandez/e

Kryeqyteti holandez ka njoftuar se do të ndalojë promovimin e turizmit përsa i përket “lirisë” (referuar më tepër marijuanës dhe shtëpive publike), pasi kjo ka bërë që Amsterdami të mos marrë promovimin e duhur për vlerat dhe bukuritë e tjera që ka.

Një iniciativë e quajtur “Untourist Amsterdam” është krijuar si një mënyrë për t’i dhënë një numër në rritje vizitorësh dhe për të kontribuar pozitivisht në imazhin e qytetit.

Grupi drejton një numër aktivitetesh, tha bashkë-themeluesi Sabine Minsk për The Independent.

Një nga këto aktivitete quhet “Marry An Amsterdammer”, ku një vendas dhe një vizitor do të bëjnë një ceremoni martese, të kompletuar me unaza, zotimet dhe veshjen e duhur. Ceremonia merr rreth 35 minuta, tha Minsk, dhe “muajin e mjaltit” do ta shpenzojnë duke eksploruar spotet më pak të njohura në qytet.

Martesa është simbolike dhe jo ligjore.

“Është një shans për një vizitor që të ketë një takim kuptimplotë me një vendas. Qyteti do të promovohet ndryshe por nuk përjashtohet fakti se mund të lindin dhe romanca të reja,” tha Minsk.

Aktivitete të tjera përfshijnë edhe gjëra të tipit: të njohin njëri-tjetrin duke hequr barërat e këqija në një fermë urbane; duke ecur me një person të moshuar vendas rreth një parku ose duke ngrënë një vakt tradicional apo një vizitë në një studio të artistëve lokalë.

Lëvizja fillon javën e ardhshme, kur dhe do të zhvillohen “dasmat” e para.