Politika “Tani që s’ka më Kaç, fitojnë të gjithë”

“Tani që s’ka më Kaç, fitojnë të gjithë”

Gjika thumbon Islamin: Bëri lëmsh PS në 2009, ç’bëhet me strategun e PD?

Ish-kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika mezi ka pritur mëngjesin e sotëm të ironizojë me nxjerrjen jashtë listës së PD-së të emrit të Kastriot Islamit, njeriu që iku nga PS për t’u marrë me PD. Gjika e akuzon Islamin se ne 2009 bëri lëmsh gjithë PS-në dhe tani shërbimet e tij nuk i duhen askujt.

Statusi në Facebook i Gjikës:

Pasi e bëri lëmsh PS-në në 2009 me “formulën” e tij të “famshme” elektorale, në 2013 “kullandrisi” dhe PD-në!

Tani në 2017, asnjë parti, (“për fatin e tyre të keq” ?), nuk e “prenotuan” Kaç Islamin!

Tani, sipas “formulave” të tij, i bie që o fitojnë të gjitha, ose nuk fiton asnjëra nga partitë që kandidojnë?!

Normale, si mund ta lënë jashtë “strategun”, dhe dashkan dhe të fitojnë zgjedhje ?!