Sport Tare: Modeli ynë është Juventusi, të kopjojmë tifozët gjermanë

Tare: Modeli ynë është Juventusi, të kopjojmë tifozët gjermanë

Shpërndaje

Drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare konfirmon trajnerin Simone Inzaghi në krye të klubit, ndërsa i cilësoi spekulimet për shkarkimin e tij si shpikje. Ish-sulmuesi i Shqipërisë duke konfirmuar besim ndaj trajnerit u shpreh se modeli i bardhekaltërve është Juventusi.

“Simone është gjithnjë e më i pjekur si trajner. Ai e di se në momente negative mund t’i besojë stafit të tij, skuadrës dhe klubit. Unë kam dëgjuar për shkarkimin e tij dhe marrëdhëniet e këqija me grupin: shpikje”, tha Tare për “Repubblica”.

Milinkovic-Savic dhe Luis Alberto

“Për Milinkoviç është kryesisht një çështje e gjendjes fizike. Ai erdhi vonë për shkak të Kupës së Botës dhe kështu ai po humbet atë bazë të trajnimit atletik. Kjo është vendimtare për një lojtar ‘të rëndë’ si ai. Ndërkohë për Luis Alberto është një çështje mendore. Ai duhet të ndihet i paprekshëm, por në një klub ambicioz si Lazio nuk është e mundur që të gabosh në disa ndeshje radhazi dhe të jesh ende titullar. Duhet ta rifitojë vendin në ekip, si burrë, të kthehet të bëjë diferencën, pasi kualiteti nuk i mungon”.

Objektivat

“Modeli ynë është Juventusi: kush luan, edhe nëse ishte në stol ndeshjen e mëparshme, jep maksimumin. Për ne prioriteti mbetet kampionati, me Champions League si objektiv. Do të jetë e vështirë, këtë vit Seria A është më e ekuilibruar, janë vetëm 4 pikë diferencë nga vendi i tretë deri te vendi 12. Lazio ka një pikë më pak nga sa duhej të  kishte, me Napoli-n barazimi do ishte më i drejtë”.

Lojtari i 12-të

“Tifozët e kanë mbështetur shumë skuadrën. I vlerësova për mbështetjen që i dhanë ekipit para ndeshjes me Fiorentinën. Ideale do ishte të kalonim nga 30 mijë në 40 mijë tifozë në stadium. Hamburgu në Gjermani, ka 55 mijë tifozë besnikë, Kaiserslautern ka 45 mijë në divizionin e tretë fiton”.