Aktualitet Targat e makinave, dy vendime lehtësuese për shoferët

Targat e makinave, dy vendime lehtësuese për shoferët

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se ka marrë dy vendime të rëndësishme për targat e makinave që iu vijnë në ndihmë shoferëve.

Sipas DPSHTRR, vendimi i parë ka të bëjë me targat e përkohshme, me të cilat mund të pajisen automjetet koleksionuese.

Ndërsa vendimi i dytë lidhet me personat që kanë dëmtuar targën e makinave. Çdo shofer mund të pajiset me të njëjtën targë duke kthyer të vjetrën pa kthyer dokumentacionin në tërësi.

Keni automjet koleksioni (pa targa) dhe nuk dini si të organizoheni për një panair, ekspozitë apo aktivitet kolektiv, karvan historik apo parada, xhiro panoramike, itenerare turistike e pjesmarrje si i ftuar në një event? E zgjidhim me targën e përkohshme! (Mjeti do paiset me TPL dhe Fletëudhëtimi si edhe do kryejë verifikim teknik, – thuhet në njoftim. – Targat PRK duhet të kthehen pas përdorimit! DPSHTRR po punon për rregjistrin e mjeteve historike, me vlera koleksioni e riprodhimet.) #LirëThjeshtShpejt #HistoriKujtesëKulturë”.

Tjetër lehtësim: Kur ju dëmtojnë targën mjafton ta ktheni dhe ne do ju paisim me targën e njëjtë! Nuk ke pse ndrron komplet dokumentacionin, as pse bën më kontroll fizik dhe më e rëndësishmja, paguan vetëm koston e 1 targe, me po ato numra e gërma! JO stres! JO angarira dublikatesh. Kursim kohe e lekësh! (Praktika e re në fjalë nuk mundësohet për rastet e humbjes së targës/targave dhe jo për formatet e dala nga prodhimi!).