Extra Taylor Swift triumfon në American Music Awards, Dua Lipa tërheq vëmendjen për...

Taylor Swift triumfon në American Music Awards, Dua Lipa tërheq vëmendjen për puthjet (FOTO)

Taylor Swift u bë këngëtarja me e vlerësuar në American Music Awards, duke e mbyllur mbrëmjen me 6 çmime e duke çuar totalin në 29 të tillë. Ndër të tjera, ajo u vlerësua si “artistja me e mirë e dekadës” dhe e vitit.

Vlerësimi prestigjioz vjen pas konfliktit publik me ish-shtëpinë e saj diskografike.

“Ajo që ka rëndësi është që ju kam ju, fansat e mi përgjatë viteve”, tha Taylor. Mbrëmja u hap nga Selena Gomez, performanca e saj e parë në dy vite.

Billie Eilish performoi gjithashtu dhe mori dy çmime, përfshirë për “artistin e ri të vitit”. “Nuk kam çfarë t’u them më shumë fansave, pasi ata bënë të mundur të gjithë këtë”, u shpreh Billie.

Camila Cabello dhe Shawn Mendes u vlerësuan për bashkëpunimin më të mirë të vitit, me një version të ri të këngës “Seniorita”.

Dua Lipa ndezi sallën e “Microsoft Theater” në Los Angeles, me një performancë të fuqishme të hitit “Don’t Start Now”. Dua shkëlqeu edhe në tapetin e kuq, ku tërhoqi vëmendjen edhe për puthjet e shkëmbyera me të dashurin Anwar Hadid.

Mbyllja e shfaqjes, u bë nga Shania Twain, e cila u rikthye në skenën e AMA-s për herë të parë në 16 vite.