Aktualitet Të dielën gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, si ndryshon qarkullimi i mjeteve në...

Të dielën gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, si ndryshon qarkullimi i mjeteve në kryeqytet

Pas dy eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ rikthehet këtë të diel për të tretin vit radhazi. Ky event sportiv, që përkon edhe me titullin Tirana Qyteti Europian i Sportit, bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Bashkia e Tiranës informon qytetarët për kufizimin e qarkullimit të automjeteve ditën e Diel, datë 28.05.2023, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

1- Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, ditën e Diel, datë 28.05.2023, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

– Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhit” deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit),

– Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”),

– Rruga “Diga e Liqenit”,(duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqenit”),

– Rruga “Panorama e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”).

– Rruga interurbane kryesore (TEG – Ura Shkozë)

– Blv Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë – pallati me shigjeta).

2- Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

– Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon në njërin drejtim në “sheshin ËiIIson” tjetri në qendër.

– Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

– Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër’ pezullohet përkohësisht.

– Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – TEG devijon te rrethrrotullimi “Ekonomikut”.

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” devijon në qendër.

– Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe ne qendër.

– Linja Nr. 14 “Unaza” pezullohet përkohësisht.

– Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.