Aktualitet Të dielën mbërrin avioni ushtarak grek, me ndihma pas tërmetit

Të dielën mbërrin avioni ushtarak grek, me ndihma pas tërmetit

Republika e Greqisë, duke iu përgjigjur menjëherë thirrjes së Autoriteteve Shqiptare, dërgon ndihmë humanitare në Tiranë, për përballimin e pasojave dhe lehtësimin e të dëmtuarve prej tërmeteve dhe përmbytjeve që goditën së fundmi Shqipërinë.

Ndihma humanitare greke përfshihet në kuadrin e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, i cili koordinon përballimin kolektiv europian të fatkeqësive natyrore.

Nesër, ditën e diel, më 29 shtator 2019, në orën 09.45, mbërrin në aeroportin RINAS të Tiranës një avion transporti i Aviacionit Luftarak Grek, i cili sjell nga Greqia gjeneratorë, ushqime, ilaçe, tenda, krevate, batanije dhe materiale të tjera të nevojshme.