Extra Të egër dhe të lirë, kuajt e vërtetë të vikingëve (FOTO)

Të egër dhe të lirë, kuajt e vërtetë të vikingëve (FOTO)

Kuajt islandezë kanë jetuar në ishullin verior të Europës që prej epokës së Vikingëve dhe sot mund të gjenden thuajse në të gjithë pjesën tjetër të kontinentit.

Fotografja islandeze Rebekka Guðleifsdóttir, ka ndarë me CNN foto nga kuajt e egër që jetojnë në vendbanimin e tyre natyral, të pa shqetësuar nga njeriu.

Të mbërritur në Islandë nga Norvegjia që në shekullin IX kur kolonizatorët u vendosën në ishull, ata kanë qëndruar të pandryshuar përgjatë shekujve, ndërsa “kushërinjtë” e tyre në kontinent janë përzierë me raca të tjera.