Bota Të enjten Putin shkon në Serbi, diskutime edhe për Kosovën

Të enjten Putin shkon në Serbi, diskutime edhe për Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, do të presë më 17 janar homologun e tij rus Vladimir Putin. Gjatë vizitës së Putin në Serbi pritet të nënshkruhen 21 marrëveshje për të ardhmen e Serbisë dhe çështja e Kosovës do të jetë pjesë e diskutimeve.

Më herët, Vuçiç tha se është thelbësore për Beogradin të sqarohet vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, por autoritetet e Serbisë nuk mund të kryenin një hetim në vendngjarje dhe nuk kanë pranuar materialet e kërkuara.

Vuçiç shtoi se ai u tha shërbimeve serbe që të mos paraqisnin të gjitha njohuritë para përvjetorit. “Ivanoviç u vra në ditën kur ishin zgjedhjet e Beogradit, a do të ishte e përshtatshme për dikë në Beograd kjo, vetëm nëse dikush është i çmendur”, deklaroi presidenti serb.