Extra Të famshmit që besojnë te jashtëtokësorët

Të famshmit që besojnë te jashtëtokësorët

Ekzistenca  U.F.O-ve  mbetet ende një nga dilemat më të mëdha të shoqerisë botërore. Shkenca por edhe qeveri të shumë shteteve kanë qënë të ndarë në diskutimet nësë ekzistojne apo jo jashtëtokësorët. Në dy kampe qëndrimesh janë edhe personazhet e showbizz-it. Disa i dedikojnë këngë ndersa të tjerë kanë dhënë edhe deklarata në lidhje me këtë temë.

Rihanna – Në një intervistë për “The Sun” ajo pranoi se beson në ekzistencën e alienëve madje tregoi se për shumë vite gjatë fëmijërisë së saj, i ati i kërkonte të shikonte në qiell për të parë ndonjë U.F.O

Jaden Smith –  Djali i Will Smith në 2013 tregoi si kishte pasur një bisedë për këtë temë më ish presidentin Obama. Sipas Smith, presidenti as nuk kishte pohuar ose mohuar ekzistencën e tyre.  Për djaloshin, nëse mendoni se jemi të vetmit në univers, ka diçka që nuk shkon.

The Rock –  A beson aktori i suksesshëm te alienët? Në 2008 përgjigja e tij ishte “PO”

Katy Perry – Për “GQ” Perry theksoi se beson shumë në gjërat spirituale, beson te astrologjia dhe sigurisht te jashtëtokësorët.

Alicia Keys – Kur u pyet nga BuzzFeed këngëtarja foli për rastet e shumta kur njerëzit kanë parë në qiell objekte të çuditshme. Sipas saj, këto raste duhen mohuar gjithmonë?

Ariana Grande – Në 2010 ajo pohoi se kishte pare objekte të pa identifikueshme në qiell. Për Arianen kush nuk beson te alienët është thjesht… budall.