Shëndet Të flesh shumë apo pak rrezikohet zemra: ja sa orë janë mesi...

Të flesh shumë apo pak rrezikohet zemra: ja sa orë janë mesi i artë

Një studim i fundit nga Revista Shkencore e Kardiologjisë ka vënë në duke se gjumi i mangët apo i tepërt bën që të ulet kualiteti i jetës, e si rrjedhojë, të lindin probleme që shkaktojnë vdekje në moshë më të re.

Sipas të dhënave të mbledhura nga OK Biobank, më pak se 7 orë gjumë janë të pamjaftueshme, dhe më shumë se 8 orë gjumë janë të tepërta për organizmin e njeriut.

Nga kjo del se ata që flenë më pak se 6 orë kanë rrezik 20 % më të madh të një sulmi në zemër në krahasim me ata që flinin 7-9 orë. Ata që flinin më shumë se 10 orë kishin rrezik 34 % më të madh.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se mbajtja e kohëzgjatjes së gjumit në 6-9 orë në natë mund të zvogëlojë rrezikun e një sulmi në zemër me 18 %.