Sport Të gjithë duan Juven, Pogba telefonon Sarrin dhe kërkon të kthehet në...

Të gjithë duan Juven, Pogba telefonon Sarrin dhe kërkon të kthehet në Torino

Të gjithë duan të shkojnë te Juventusi, kjo është situata sipas asaj që transmetojnë mediat në Itali dhe jo vetëm.

Pas akordit total me De Ligtin dhe Rabiot, tashmë Juventusi do të tentojë të sjellë në Torino, “dashurinë” e vjetër, Paul Pogba.

Siç transmeton spanjollja “AS”, mesfushori francez, nuk dëshiron kurrsesi të shkojë te Reali dhe ka telefonuar Sarrin, duke i konfirmuar se do të kthehet në Torino. Mançester Junajtid, nuk kërkon as më shumë dhe as më pak se 150 milionë euro, por Juventusi ka gjetur “Adidasin”, si sponsor për të blerë francezin.

Pogna është madje i gatshëm të refuzojë ofertat e Real Madrid, vetëm për tu rikthyer në Torino. Zgjedhje të cilën francezi ia kishte komunikuar Juventusit që më parë, me rastin e lamtumirës së Barzagli, ceremoni në të cilën Pogba mori pjesë në mënyrë të papritur në muajin maj.