Aktualitet Të gjithë nga Elbasani, kush janë 5 personat që duhet të deklarojnë...

Të gjithë nga Elbasani, kush janë 5 personat që duhet të deklarojnë pasurinë

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 personave, të gjithë nga qyteti i Elbasanit.

Ata janë:

Artan Gega, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve“;

Abaz Gega, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;

Arzen Mama, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gentian Gjoka, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ardian Subashi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.