Politika Të gjithë njerëzit e Henri Çilit që Basha i futi në listën...

Të gjithë njerëzit e Henri Çilit që Basha i futi në listën e kandidatëve për deputetë

Mes kandidatëve të Partisë Demokratike, që kandidojnë për deputetë bien në sy prurjet nga Universiteti Europian i Tiranës, nën administrim nga Henri Çili.

Ky i fundit ka qenë i sulmuar disa herë nga Lulzim Basha në çadrën e protestës.

Madje mes tyre nuk kanë munguar as replikat e ashpra.

Por gjithsesi, në listat e sigurta të Bashës të kandidatëve për deputetë, një pjesë e mirë vijnë pikërisht nga UET.

Në Tiranë, kandidojnë Orjola Pampuri dhe Grida Duma, në Shkodër Romeo Gurakuqi, në Elbasan, Fitim Zekthi dhe në Korçë, Ervin Salianji.