Aktualitet “Të infektuarit e parë shiheshin sikur ishin lebrozë”, Brataj: Për një të...

“Të infektuarit e parë shiheshin sikur ishin lebrozë”, Brataj: Për një të prekur na telefononte i gjithë pallati

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh në emisionin “Absolut 4” në A2 se perceptimi për koronavirusin ka ndryshuar shumë nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Ai tregon se në muajin mars kishte rreth 10 mijë telefonata, ndërsa tashmë kanë zbritur ndjeshëm. Brataj u shpreh se në fillim të infektuarit me Covid-19 shiheshin sikur ishin prekur nga lebroza.

“Numrat kanë rënë, janë 1600-2000 telefonata, nga 10 mijë që mbërriti në mars që nuk ishin thirrje reale, por ankth ose për të marrë më shumë informacion. Kjo pandemi tregoi që fëmijët ishin më të mbrojtur se të tjerët. Kur një person kishte simptoma, ishte gjithë pallati që merrte në telefon që hajde merre. Rastet e para kur çoheshin në spital ishin një problem shumë i madh, pasi shihej si lebrozë. Ishte një proces që sot e shohin me sy tjetër”.

Ndërkohë, Brataj thekson se, aktualisht, ka një incidencë në rritje. “Dikur merrnin dhe për shqetësimin më të vogël. Treguesit bëjnë me dije se tashmë kemi një incidencë në rritje për javët e janarit, festat, pushimet ndikuan për shtimin e rasteve. Nga 44 qytete që ishin të infektuar sot janë 50. Infeksioni është prezent, por nuk shkakton atë sëmundshmëri që kishte më parë”.