Shëndet Të infektuarit po shfaqin diarre dhe të vjella. Po ndryshojnë simptomat e...

Të infektuarit po shfaqin diarre dhe të vjella. Po ndryshojnë simptomat e Covid?

Teshtimat, problemet me frymëmarrjen dhe temperatura e lartë, simptoma që karakterizonin infektimin me koronavirus në fillim të pandemisë, tashmë po shfaqen gjithnjë e më rrallë. Studimet e disa instituteve shëndetësore në vende të ndryshme si Britani të Madhe e Itali arrijnë në konkluzionin se rastet e reja të infektimit shfaqin gjithnjë e më shpesh simptoma të tilla si dhimbje muskulare e barku, të vjella, diarre e ndjesi të theksuar dobësie.

Ekspertët e shëndetit në Britaninë e Madhe thanë se nga të dhënat e analizuara të 19 mijë të sëmurëve të kohëve të fundit rezultoi se 1 në 2 persona nuk shfaqi asnjë nga simptomat e hershme të Covid-19, si temperaturë, teshtima apo humbje të shijes e nuhatjes. Shumica dërrmuese e tyre patë diarre të agravuar, dhimbje të forta barku e të vjella.

Sipas tyre, ndryshimi i simptomave është një veti e zakonshme për viruset pasi siç thonë, me evoluimin ndryshohen edhe armët me të cilat godet.