Extra Të izoluar gjatë pandemisë, aktorja e famshme dhunohet nga bashkëshorti

Të izoluar gjatë pandemisë, aktorja e famshme dhunohet nga bashkëshorti

Featuring: Christina Ricci Where: West Hollywood, California, United States When: 09 Jan 2019 Credit: FayesVision/WENN.com

Aktorja e famshme, Christina Ricci, ka denoncuar në gjykatë bashkëshortin e saj, James Heerdegen për dhunë.

40-vjeçarja paraqiti fotografi ku tregonte shenjat në duar, dhe përfitoi një urdhër mbrojtjeje. Ylli i “The Addams Family” rrëfeu se bashkëshorti i saj, me të cilin u martua në vitin 2013, filloi ta dhunonte pasi në dhjetor 2019 i kërkoi të divorcoheshin.

Ajo u shpreh se pandemia ngadalësoi procesin e divorcit dhe Heerdegen filloi ta dhunonte sërish gjatë kësaj periudhe.

Aktorja shtoi se Heerdegen e ka sulmuar në shumë raste, duke i shkaktuar frikë për sigurinë e saj dhe të djalit të tyre gjashtë vjeçar, Freddie.

Ricci paraqiti në gjykatë fotografi të mavijosjeve dhe dëmtimeve që sipas saj janë rezultat i sulmeve të Heerdegen, i cili është urdhëruar të qëndrojë të paktën 90 metra larg aktores dhe djalit të tyre, si edhe të mos mbajë asnjë kontakt me ta.

Gjithashtu aktorja rrëfeu se Heerdegen e kishte kërcënuar se do ta vriste, duke i thënë: “I vetmi rast kur do më vinte keq për ty është nëse do copëtoheshe në copa të vogla”.

Ricci i ka kërkuar gjykatës të bllokojë përpjekjet e mundshme të Heerdegen për ta ‘poshtëruar dhe turpëruar’ atë me audio dhe video që ai I ka bërë gjatë marrëdhënies së tyre.

Ricci dhe Heerdegen u njohën në vitin 2011 dhe e kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2013.