Politika “Të lutemi për mjekët dhe infermierët”, Meta: Pandemia ka shtuar dramat njerëzore

“Të lutemi për mjekët dhe infermierët”, Meta: Pandemia ka shtuar dramat njerëzore

Presidenti i Republikës, Ilir Meta lëshoi një mesazh të fortë nga Kisha e Prullit në Lezhë, ku iu bëri thirrje qytetarëve që të solidarizohen në këtë moment të vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Kreu i Shtetit ftoi të pranishmit që të luten për mjekët dhe infermierët që janë në krye të luftës me pandeminë dhe të gjithë ata që kanë humbur të afërmit nga kjo sëmundje.

“Kohë të vështira po kalon vendi dhe për shkak të pandemisë, e cila ka shtuar dramat njerëzore e familjare dhe është një sfidë që po vazhdon. Të lutemi për ata që po vuajnë dhe të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë.

Të lutemi për mjekët dhe infermierët që po luftojnë atje prej pandemisë. Të lutemi dhe për ata që kanë humbur vendet e punës dhe t’ju jemi pranë që mos të largohen nga vendi”, tha mes të tjerash presidenti.