Aktualitet Të papunë me doktoraturë! Qindra doktorantë në Shqipëri të papunësuar

Të papunë me doktoraturë! Qindra doktorantë në Shqipëri të papunësuar

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar numri i të papunëve ishte 173.207 persona, nga të cilët 346 ishin doktorantë.

Nivelin më të ulët të të papunëve ndër kategoritë e arsimit e kanë atë me nivelin e mesëm profesional. Kjo kategori zë vetëm 10 për qind të totalit të papunëve.

Të arsimuarit e nivelit 8-9 vjeçar përbëjnë armatën më të madhe te të papunëve ne vend, duke zënë 34.5 për qind të totalit të papunëve në vitin 2018.

Më pas peshën më të lartë në papunësi sipas nivelit e arsimor e kanë ata që kanë mbaruar gjimnazin me 32 për qind të totalit.

“Statistikat arsimore tregojnë tendencën alarmante drejt profesioneve për të cilat tregu i punës nuk ka nevojë. Mbi 50% e studentëve vitin e kaluar zgjodhën të studiojnë për shkencat humanitare dhe artet, teksa numri i studentëve në degët që lidhen me bujqësinë dhe turizmin ra përkatësisht me 24 dhe 57% në krahasim me pesë vite më parë”, raporton “Monitor”.

Në vitin 2018 krahasuar me vitin e mëparshëm, pesha që zënë të papunët afatgjatë është rritur me 2,6 pikë përqindje.