Aktualitet Të shtëna me armë në Romë, 4 të plagosur, 2 në gjendje...

Të shtëna me armë në Romë, 4 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

4 persona raportohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë jashtë një lokali në Romë.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:40 të mëngjesit të sotëm. Dy prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.

Nga të dhënat e para thuhet se grindja ka ardhur për motive të dobëta. Të plagosurit janë tre italianë dhe një spanjoll. Ata ndodhen në një spital në Romë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.