Bota Të shtëna me armë në Francë, një i vdekur, disa të plagosur

Të shtëna me armë në Francë, një i vdekur, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e mbrëmjes së të mërkurës në Korsikë të Francës, ku një person ka hapur zjarr ndaj qytetarëve, duke lënë të vdekur një, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Forca të shumta policore kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes, ndërsa autori i këtij sulmi është futur në një godinë duke marrë peng edhe dy persona.

Mësohet se të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve një polic, ndërsa njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në spital.