Aktualitet Të shtëna me armë te ish-parku i autobusëve, dy të plagosur

Të shtëna me armë te ish-parku i autobusëve, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-parkut të autobusëve.

Kanë qenë banorë të zonës të cilët njoftuan në sallën operative të Policisë së Tiranës për të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se të plagosurit janë Aleksandër Nikolli rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela rreth 25 vjeç. Të dy u dërguan në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Njëri prej tyre ka marrë një plumb në këmbë. Rrethanat dhe dinamika e plagosjes së dyfishtë është e paqartë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe kanë bërë rrethimin e zonës. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.