Aktualitet Të shtëna me armë zjarri pranë Liqenit Artificial në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri pranë Liqenit Artificial në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë Liqenit Artificial në Tiranë mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Ka qenë një telefonatë në drejtim të policisë që ka sinjalizuar diçka të tillë.

Dyshohet se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti të çastit. Për pasojë njëri prej personave të përfshirë në sherr dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota se çfarë ndodhi në Liqenin Artificial.