Aktualitet Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, kush është 26-vjeçari i plagosur

Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, kush është 26-vjeçari i plagosur

Personi i cili mbeti  i plagosur me armë zjarri këtë pasdite në Tiranë, është identifikuar si shtetasi Elson Murataj.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Por Murataj është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2012 ai ka plagosur me armë zjarri shtetasin A.Harokun, plagosje e cila kishte ndodhur padashje.

Ai u arrestua një vit më vonë dhe u dënua vetëm për armë mbajtje pa leje pasi rasti u konsiderua aksidental.

Ndërkohë edhe në 2014 është arrestuar, pasi ka qenë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.