Sport Te Southampton janë të fiksuar Brojës, nisin bisedimet me Chelsea-n për ta...

Te Southampton janë të fiksuar Brojës, nisin bisedimet me Chelsea-n për ta blerë

Edhe pse nuk arriti të shënojë në ndeshjen e fundit ndaj Wolverhampton, në Angli vijojnë të shkruajnë për sulmuesin shqiptar, Armando Broja. Këtë herë është “The Guardian” që zbulon se Southampton ka nisur bisedimet me Chelsea-n për të blerë përfundimisht kartonin e 20-vjeçarit, i cili ka shkëlqyer në Premier League që kur u transferua në St Mary’s në formë huazimi në fillim të këtij sezoni.

Broja ka arritur të shënojë 5 gola në kampionat dhe trajneri Ralph Hasenhüttl e ka shprehur hapur simpatinë për shqiptarin dhe dëshirën që ai të punojë më gjatë se fundi i këtij sezoni me të.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Broja do të jenë pjesë e planeve të Chelsea-t për të ardhmen. Me bisedimet e nisur, situata pritet të bëhet me qartë gjatë javës, me drejtuesit e Southampton të qartë se shumë klube të tjera do të interesohen për gjigantin e Kombëtares shqiptare gjatë verës.

Broja është rritur në akademinë e “Bluve të Londrës” me të cilët debutoi në Premier League në mars 2020 kur trajner ishte Lampard. Thomas Tuchel e ndoqi nga afër Brojën gjatë përgatitjeve të verës, ndërsa futbollisti ka një kontratë deri në vitin 2026 me Chelsea-n.

Pas çdo goli të realizuar nga 20-vjeçari me Southampton, tifozët e Chelsea-t kanë shprehur hapur dëshirën e tyre për ta pasur lojtarin me kampionët në fuqi të Europës, ashtu siç më herët kanë bërë edhe futbollistë të tjerë të dalë nga akademia, si Mason Mount, Reece James, Trevoh Chalobah dhe Callum Hudson-Odoi. Megjithatë, të tjerë të rinjve nuk u është dhënë hapësira në ekipin e parë të Chelsea-t si Tino Livramento, Marc Guéhi, Leëis Bate dhe Tammy Abraham që u shit te Roma.