Bota “Të vaksinuarit, dy muaj pa pije alkoolike”, rusëve iu kërkohet e pamundura

“Të vaksinuarit, dy muaj pa pije alkoolike”, rusëve iu kërkohet e pamundura

Qytetarëve rusë iu është rekomanduar që të shmangin alkoolin para dhe pas vaksinës së koronavirusit, Sputnik V.

Autoritetet shëndetësore ruse rekomanduan që nuk duhen konsumuar pije alkoolike për dy javë para vaksinës dhe për 42 ditë pas vaksinës. Arsyeja është se gjatë krijimit të imunitetit, duhet pasur kujdes.

“Nëse duam të jemi të shëndetshëm dhe të kemi një përgjigje imunitare të fortë, duhet të heqim alkoolin”, tha Anna Popova.

Gjithashtu, ajo rekomandoi që personi që do të vaksinohet, të mos tymosë duhan para dhe pas injektimit.

Fundjavën e kaluar, Rusia nisi vaksinimin e popullsisë së saj me vaksinën Sputnik V, që është 95% efektive, sipas prodhuesve të saj.