Ekonomi Të varfër, por pronarë shtëpish

Të varfër, por pronarë shtëpish

Shqiptarët nuk janë të vetmit të fiksuar pas ndërtimit dhe shtëpive. Sipas një analizës të Il Sole 24, zotërimi i shtëpisë ku banon është një fenomen gjerësisht i përhapur në Europën Lindore, ku edhe pse të ardhurat dhe fuqia blerëse është më e ulët se në Europën Perëndimore, përqindja e shtëpive që banohen nga pronarët është shumë herë më e lartë.

Nga të dhënat e Censusit të vitit 2011 mbi 90 për qind e banesave në Shqipëri janë të banuara nga pronarët ligjorë të tyre.  Ndërkohë që vetëm 5.6 për qind janë të deklaruar si qiramarrës. Ndërsa sipas të dhënave të po atij viti vetë, mbi 1.3 për qind të banesave rëndonte një hua hipotekare. Mesatarja europiane për personat që e posedojnë shtëpinë ku jetojnë është 69.4%.  Ndërsa për 29.6 për qind të shtëpive rëndon një hua hipotekare. Përqindja e shtëpive të lëna si barrë hipotekare është përllogaritur mbi totalin e shtëpive.

Sipas analizës së Il Sole në vendet më të pasura të Europës përqindja e njerëzve që jetojnë në shtëpitë e tyre është më e vogël se sa në ekonomitë në zhvillim.

Eurostat ka publikuar të dhënat në përqindje për personat që janë pronarë të shtëpive ku jetojnë. InfoData është përpjekur që të gjejë një lidhje ndërmjet prodhimit të brendshëm për frymë.  Në këtë rast, Produkti i Brendshëm Bruto është shprehur sipas standardeve të Fuqisë Blerëse, duke marrë vlerën mesatare Europiane 100. Shtetet që kanë vlerë më të madhe kanë fuqi më të lartë për të shpenzuar dhe e anasjelltas.

Tendenca duket qartë. Sa më e ngadaltë që të jetë ekonomia, më i lartë është numri i personave që e posedojnë vendin ku banojnë.

Në dy ekstremet e grafikut qëndron Zvicra dhe Rumania. Në Zvicër Prodhimi i Brendshëm Bruto arrin në nivelin e 161 (mes=100), por vetëm 43.4 për qind e shtëpive banohen nga personat që i posedojnë. Në vendet e Europës Lindore, prodhimi i brendshëm bruto për frymë shprehur në formën e fuqisë blerëse zbret në nivelin 57, thuajse sa gjysma e mesatares kontinentale. Por përqindja e pronarëve të shtëpive shkon në 96.4 për qind dhe vetëm në  0.9 për qind të pasurive të paluajtshme për banim rëndon një hua hipotekare. Edhe tendenca në Itali, me një fuqi blerëse që përllogaritet rreth 96, ka një përqindje të posedimit të shtëpive prej 72.9 për qind, forcon hipotezën e sa më sipërme.

Në ekonomitë në stanjacion edhe tregu i pasurive të paluajtshme lëviz më pak. Edhe në këtë rast, rasti më tipik është ai i Rumanisë: 96% e banesave janë në posedim, por më pak se 1 për qind është pesha e atyre që kanë mbi hipotekë një hua. Dhe jo vetëm ekonomitë më të dobëta por edhe që kanë emigracionin më të lartë drejt vendeve europiane më të pasura.

Dhe një i huaj në kërkim të pasurisë ka më shuma gjasa që të marrë një shtëpi me qira, në vend që ta blejë. Kjo shpjegon, brenda faktorëve kulturo, paradoksin e pronësisë në ekonomitë më të dobëta.